-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Vlora Çitaku i reagon gazetarit nga Shqipëria që i përqeshi kosovarët për ushqimin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të gazetarit nga Shqipëria, Bledi Mane, tha se kosovarët nuk e përdorin vajin e ullirit dhe se ende janë te ‘pleskavica dhe lakra’.

Çitaku në një postim në Facebook tha se emrin e Manes nuk e ka dëgjuar asnjëherë, por se ai ‘paska thurrë një varg broçkulla për ne nga Kosova’.

“Punë e madhe. Të marrë ka pasë e ka me pasë përherë mes nesh”, ka shkruar Çitaku.

Ndër të tjerash, ajo tha se qytetërimi nuk ndërlidhet me vendbanimin, por me refuzimin e mendësisë provinciale dhe me refuzimin e injorancës.

Në të njëjtin emision me Bledi Manen, i ftuar ka qenë edhe Milaim Zeka, reagimi i të cilit nuk ka munguar.

“Kjo çka thua ti është një puro racizëm dhe një puro hajvanillak”, i ka thënë Zeka.

Postimi i plotë i Vlora Çitakut:

E paskan gjetë dikund një gazetar në Shqipëri, të cilit dorën në zemër kurrë nuk ia kam dëgju emrin, i cili mes tjerash, paska thurrë një varg broçkulla për ne nga Kosova.

Punë e madhe. Të marrë ka pasë e ka me pasë përherë mes nesh.

Por, ajo që është shqetësuese është prirja për tu bërë autoparlant i të marrëve të cilët me çdo kusht synojnë të ndajnë shqiptarët. E kjo prirje nuk është e sotme.

Ndërkohë, dallimet krahinore e rajonale i kemi me bollëk edhe ne këtu brenda vetes. Nuk po dua tua përkujtoj se me çfarë përbuzje flitet për rajone të caktuara të Kosovës këtu mes nesh.

Qytetërimi nuk ndërlidhet me vendbanimin, por me refuzimin e mendësisë provinciale dhe me refuzimin e injorancës.

Unë dje isha në Junik, pashë e shijova traditë e qytetërim, më shumë se në shumë qytete.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img