4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vlora Çitaku ‘fluturon’ në qiell dhe bën shqiponjën

Ndeshja Zvicër- Serbi vazhdon të jetë ende shumë e komentuar.

Pas reagimeve lidhur me festimin e golave të Xhakës e Shaqirit me simbolin e shqiponjës, rrjetet sociale janë ‘vërshuar’ me imazhe në të cilat qytetarët shfaqen duke bërë të njëjtin veprim.

Së fundi, ishte ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ajo e cila ka bërë simbolin e shqiponjës, por në një formë më ndryshe sesa të tjerët.

Ajo kishte provuar aventurën e lëshimit me parashutë, e nga lartësia në të cilën gjendej ajo bëri shqiponjën.

“Ai momenti kur nuk ke frikë, dëshirë, ambicie, uri…Vetëm paqe!”, ka shkruar Çitaku mbi fotografi që ndau me ndjekësit.

https://youtu.be/vumGmZgxCbo

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img