Avokati Azem Vllasi thotë se pas sulmit që u bë ndaj tij kishte pranuar dy thirrje në “Viber”.
Vllasi thotë të ketë provuar t’i thërriste më pas, mirëpo nuk i ishin lajmëruar.
E çuditshme, thotë avokati, ishte hyrja e numrit, e cila, sipas tij, i përket Rusisë.
“Të nesërmen i shoh dy thirrje në Viber me kodin e Rusisë. I thirra por nuk u përgjigjën. A ka këqyr dikush të vërtetojë a u krye puna për t’i qitur paratë diku”, ka thënë Vllasi për “Rubikon” të KTV-së .
Vllasi thotë se ishte viktimë e një sulmi politik, ndonëse thekson se në listë ishte kah fundi.