1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vllasi: Situata e krijuar në veri shkon në dëm tonin, Kurti i ka hidhëruar ndërkombëtarët

Situata e krijuar në veri të Kosovës, sipas avokatit Azem Vllasi, shkon në dëm të Kosovës. Ai në emisionin “Five”, tha se Kurti mund të ketë të drejtë në përpjekjet e tij për ta shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin e Kosovës, por ka theksuar se vendi ynë varet shumë nga ndërkombëtarët.

Vllasi u shpreh se “Kurti nuk ka lënë mundësi t’i riparojë këto raporte me ndërkombëtarët, së tepërmi i ka hidhëru”.

“Situata e krijuar shkon vetëm në dëm tonin, s’po them që Kurti nuk ka të drejtë kur angazhohet për disa parime që duhet të vlejnë për një shtet sovran, të pavarur siç është Kosova. Situata jonë është specifike sepse varemi nga përkrahësit tanë, posaçërisht nga ShBA, përkrahja e të cilëve është vendimtare. Nuk është dashtë rreth inaugurimit të kryetarëve, të ashpërsohet situata kështu si është ashpërsu. Kam frikë se janë kriju disa pasoja të rënda, të pariparueshme”, ka thënë ai.

Pasojat e pariparueshme për neve janë një fjali që e përdori Hovenier, që tha ShBA po e humbin entuziazmin për ta përkrahur Kosovën në proceset e mëtejshme, në njohje të reja, integrime evropiane. Greqia ka qenë në prag për ta njohur Kosovën, edhe ato katër shtete të tjera, do ta bënin një hap të tillë, me përkrahjen e ShBA-së, se jo që i kemi bindë ne që duhet të na pranojnë. Flitet për disa fonde, pastaj ushtria e Kosovës përjashtimi nga Defender 23”, ka thënë ai.

Ai i ka kritikuar edhe ndërkombëtarët, për mungesë të reagimit të duhur ndaj bandave kriminale në veri.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img