“Asgjë të mos pranohet që del prej atyre gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, gjetje që i nxjerrri Gjykata lidhur me atë marrëveshjen e vitit 2015. A quhet Asociacion apo tjetër emër, jashtë sistemit kushtetues të Kosovës asgjë”, ka thënë Vllasi.
Tutje Vllasi tha se çdo verzion i Asociacionit që dorëzohet nga Serbia më 2 maj, kryeministri Kurti duhet ta shqyej.
“Kjo tash u paralajmërua kinse Serbia, ani i thonë njëfarë trupi menaxhues qeverisës, e kanë bo në Serbi dhe do ta ofrojnë kinse nesër. Kurti tha do ta lexoj e kam kënaqësinë. Unë mendoj që atë po në atë moment që ta japin, duhet ta merr Kurti dhe ta shqyej copa-copa sepse, kush është Serbia, shteti tjetër të shkruaj statut për një mekanizëm të brendshëm të Kosovës e që në këtë rast quhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, deklaroi Vllasi.
“Le ta bëjnë, duhet me bë vet pala kosovare, Qeveria”, ka shtuar Vllasi./PrishtinaPress/