Vlerësohet si dinjitoze paraqitja e Krasniqit në Gjykatën Speciale

56
Advertisement

Analisti politik, Faton Abdullahu, po vlerëson se paraqitja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në seancën e parë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka qenë shumë dinjitoze.

Advertisement

Abdullahu ka theksuar se Krasniqi në Hagë mbrojti Kosovën Evropiane nga një mendësi me shumë politikë anti-evropiane dhe se mbrojti shqiptarizmin si vlerë për të cilën ai ka qenë i gatshëm të flijohet.

“Paraqitja e zotëri Krasniqit mu duk shumë e sinqertë, shumë dinjitoze është me shumë moral brenda saj. Krijova përshtypjen se sot Krasniqi atje e mbrojti Kosovën Evropiane nga një mendësi me shumë politikë anti-evropiane, e mbrojti shqiptarizmin si vlerë për të cilën ai ka qenë i gatshëm të flijohet, e mbrojti sot edhe njëherë këtë vlerë që jo gjithmonë po kultivohet si duhet dhe jo gjithmonë po trajtohet drejtë nga të gjithë ne”, ka thënë fillimisht Abdullahu.

Ndërkaq, sa i përket pjesës së aktakuzës ku thuhet se disa persona janë diskriminuar apo edhe janë vrarë për shkak të përkatësisë fetare katolike, ai ka thënë se këto janë dëshmitë më të mëdha që prokurorët nuk e njohin mendësinë politike.

“Ata që e kanë shkruar këtë aktakuzë, që e kanë strukturuar kështu si kundër është në kuadër të cilës thuhet se disa njerëz janë diskriminuar dhe janë vrarë përshkak të përkatësisë fetare katolike, është dëshmia më e mirë se ata janë njerëz prokurorë të cilët nuk e njohin mendësinë politike, traditën kulturore dhe jo vetëm të shqiptarëve, sidomos në ato rrethana. Kjo më jep të drejtë të konstatoj se ata që e kanë shkruar këtë akuzë nuk dinë edhe shumë gjëra të tjera”, deklaroi ai.
Tutje ai ka shtuar se në kuadër të kësaj aktakuze ka edhe trillime të tjera të kësaj natyre.

Kujtojmë se ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm para gjykatësit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë.

PostAdssFotoja e reklamës