2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vlerësohet lartë figura e albanologut Mehmet Rukiqi

Me rastin e vdekjes së albanologut, Mehmet Rukiqi, Instituti Albanologjik ka mbajtur të martën mbledhje komemorative.

Aty u tha se Rukiqi ka dhënë kontribut të madh në pajtimin e gjaqeve, ndërsa vdekjen e tij e cilësuan si boshllëk të madh për institutin.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Lulzim Lajqi, tha se Rukiqi ka lënë shenjë në historinë e shqiptarëve, teksa e quajti edhe nxënës të dalluar të Anton Çetës.

“Kjo ngjarje tronditi familjen, kolegët, doktori Mehmet Rukiqi rreth 20 vjet punonte në arsim. Konsiderohet si nxënësi më i zellshëm dhe i dalluar i profesor Anton Çetës, për pajtimet e gjaqeve. Ka me mijëra vepra letërsie. Përpos shkrimeve botoj” Krijuesit dhe bartësit në Drenicë, kënge dasmash 1 dhe 2. Ai votoi 10 vëllime me anekdota. E kishim përreth 40 vjet bashkëpunëtor të pandashëm të Institutit Albanologjik. Vdekja e Mehmet Rukiqit lë hapësirë të madhe në institut. Në mesin e kolegëve do të mbahet mend si koleg i mirë bashkëpunues”, tha Lajqi.

Sekretari i Bibliotekës Kombëtare, Izet Avdyli tha se ai se Rukiqi do të kujtohet përherë si njeri human, i dashur dhe atdhetar, raporton EO.

“Me dhimbje të madhe po ndahemi nga një njeri i urte dhe bujar, ai mësoi disa vite me radhë në Drenicë. Ai shquhet për shkrimin e anekdotave. Ai asnjëherë nuk hezitonte të ndihmonte e të jepte këshilla profesionale. Familja Rukiqi ishte e njohur për kontributin e gjaqeve po ashtu edhe Mehmeti. Pasioni i tij për leximin nuk iu shua edhe kur gjendja shëndetësore iu përkeqësua”, tha Avdyli.

Berat Rukiqi, nipi i Mehmetit ka thënë se gjyshi i tij, përjetësisht do të mbetet i gjallë për Kosovën.

Ai theksoi se kontributi i gjyshit të tij ndikoi në pajtimin e gjaqeve, në pasurimin e veprave letrare për shqiptarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img