3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vlerësimi me shkrim i mësimdhënësve po konsiderohet si provokim

Rreth 30 vite përvojë punë në fushën e arsimit, mësuesja Zarife Bajgora-Godanci e cilëson si provokim mundësinë që mësimdhënësit të vlerësohen me anë të testit me shkrim.

Ajo thotë se forma të tjera të vlerësimit janë të pranueshme por jo me test.

“Është shqetësim i gjithë mësimdhënësve dhe nuk është viti i parë që e paralajmërojnë këtë test me shkrim por nuk është asnjëri nga mësimdhënësit, nuk shprehet se ka frikë por është një ndjenjë si provokim edhe kjo po na shqetëson neve…Vlerësimin e performancës, ata e kanë me të drejt me ardh me hospitu në orë, me dhanë mendimin e tyre dhe ky vlerësim është shumë i mirë dhe i mirë se ardhur për të gjithë. Ne çdo vit kemi pritur me ardh inspektor të fushave përkatëse të secilës lëndë”

Prej muajsh Minstria e Arsimit ka kërkuar një vlerësim të mësimdhënësve në gjithë Kosovën duke përmendur testimin e tyre, por ajo nuk ka dhënë asnjë hollësi rreth tij. Drejtori i gjimnazit “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj thotë se vlerësim me shkrim duhet të ketë për mësimdhënësit që duan të ngriten në karrierë dhe jo për të gjithë.

“Unë mendoj se nuk ka nevojë, ne nga viti i ardhshëm akademik, prej shtatorit, perfotmanca e mësimdhënësve është rezultat i vlerësimit që e bën drejtori i shkollës kështu kompetenca në këtë fushë i kanë caktuar te drejtori i shkollës dhe drejtori i shkollës e bën performancës se mësimdhënësi vërtetë a duhet të përmirësohet ose me vazhdu siç është”

Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari vazhdon ta kundërshtojë ashpër vlerësimin e mësimdhënësve me test dhe tha se kjo formë e vlerësimit është ofenduese për mësimdhënësit.

“Ne kurdo herë që përmendet fjalia test me shkrim për punëtorët e arsimit në Kosovë, do të reagojmë njejtë dhe e kemi qëndrimin e prerë, test me shkrim për mësimdhënësit e RKS nuk ka pas, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Asnjëherë nuk kemi qenë kundër që të përcillet puna e mësimdhënësve, që të monitorohet, që të vëzhgohet por të vëzhgohet nga inspektorët profesional se kjo do t’i ndihmonte secilit mësimdhënës që të përmirësohej por jo me test”

Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard, thotë se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është e domosdoshme por duhet të bëhet nga drejtorët e shkollave pasi vlerësimi i jashtëm është i pamundur pasi ka mungesë të inspektorëve.

“Testimi është prezent në proces të licencimit për ata mësimdhënës që dëshirojnë të avancohen në karrierë mirëpo të testuar të gjithë mësimdhënësit përnjëherë si pjesë e vlerësimit të tyre kjo është e papranueshme por edhe hiç fare e realizueshme”

Vlerësimi dhe performanca e mësimdhënësve është një problem i kamotshëm në sistemin e arsimit në Kosovë por Ministria e Arsimit ende nuk e ka saktësuar se në çfarë forme do të bëhen vlerësimi dhe kur do të ndodhë. Përgatiti: Rufije Loku, Kamera: Fatos Veseli./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img