3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vladyslav Khomutov zgjidhet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Dukagjinit, Vladyslav Khomutov.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Vllaznim Visoka, Murat Zejnullahu dhe Bastri Jashari.

Komisioni vlerësoi se futbollisti ukrainas përveç golit të realizuar në barazimin 1:1 kundër Ballkanit, pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e Dukagjinit, Vladyslav Khomutov e ndau Valjeta Krasniqi, organizatore e ngjarjeve në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim për herë të parë, Khomutov u shpreh tejet i lumtur dhe falënderues për bashkëlojtarët, teksa pati falënderime edhe për të gjithë njerëzit në Kosovë për mbështetjen që po i japin vendlindjes së tij.

“Në ndeshjen e fundit kishte një numër të madh të tifozëve të cilët na përkrahen. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë njerëzit në Kosovë, të cilët përkrahin vendin tim Ukrainën, e cila po kalon në periudhë të vështirë si pasojë e agresionit të Rusisë”.

“E falënderoj edhe familjen time për mbështetjen që ma bëjnë nga Ukraina për çdo javë në çdo ndeshje. I kemi shumë të rëndësishme 5 ndeshjet e fundit dhe do të luftojmë deri në fund që ta jetësojmë ëndrrën e KF Dukagjinit dhe të qytetit të Klinës për Evropë. Besoj që ne do të jemi njëra nga 4 ekipet, të cilat do të garojnë në Evropë këtë edicion”, ka thënë Khomutov për faqen zyrtare të FFK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img