11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Vjosa Osmanit nuk iu dha fjala në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

Deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmanit, nuk i është dhënë fjala sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku u diskutua për zgjedhjet lokale dhe demarkacionin.

Osmani pas mbledhjes së Këshillit, pohoi se nuk i është dhënë fjala, po ashtu tha sa i përket demarkacionit, kishte diskutime pro dhe kundër. Ajo pohoi se edhe pse kishte një numër të anëtarëve të LDK-së që e kërkuan fjalën, nuk iu dha fjala, sepse diskutimet u ndërprenë në gjysmë nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.

“Megjithatë çështja se si do të duhej të procedohej me demarkacionin, nuk është çështje e Këshillit të përgjithshëm, por e Kuvendit të Kosovës. Dhe ajo që duhet ta ketë parasysh secili anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, sepse aty ka shumë pak deputetë. Në fakt do të duhej dhe unë besoj që deputetët do votojnë vetëm në përputhje me vullnetin e tyre të lirë dhe nuk do duhet të përdorej asnjë gjuhë, as kërcënuese as shantazhuese ndaj askujt. Deputetët kanë dhënë një betim, që të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe po ashtu interesat e qytetarëve dhe unë besoj se secili ka pas detyrë dhe deri tani ka pas edhe kohë, sepse kanë kaluar gati dy vite që nga nënshkrimi i asaj marrëveshje, që t’i analizojnë të gjitha argumentet për dhe kundër, dhe të marrin një vendim në përputhje me mandatin e tyre të lire”, tha ajo, raporton KP.

E pyetur rreth arsyeve pse asaj dhe disa anëtarëve të tjerë të Këshillit të Përgjithshëm nuk u është dhënë fjala, ajo tha se si duket nuk u pëlqente kahja që merrnin diskutimet.

“Si duket nuk u pëlqente kahja që merrnin diskutimet, sepse shumica e diskutuesve që kërkuan fjalën në pjesën e dytë, janë deputetë që kanë shprehur shqetësime. Unë nuk e di se si do të votojnë, por së paku kanë shprehur shqetësime për këtë proces. Dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja. Megjithatë u kërkua që të ketë një votim dhe aty edhe në shumë diskutime u thanë edhe shumë të pavërteta, megjithatë besoj se argumentet e sakta do t’i japim në Kuvend edhe neve që nuk na u dha fjala sot”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img