Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike të Kosovës, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Deputetja Osmani është propozuar për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kryetari i deritashëm Glauk Konjufca, sot ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi është zgjedhur ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë Kurti.
Ajo është njëherësh femra e parë që do të udhëheq me këtë post.