Site icon PrishtinaPress

Vjosa Osmani: Unë dhe Lumir Abdixhiku ishim kundër mocionit

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se subjekti i tij do të nisë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Mustafa e bëri të ditur këtë në një konferencë për medie pas mbledhjes së kryesisë së LDK’së.

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka qenë kundër inicimit të mosbesimit. Ajo thotë se me të në këtë vendim ka qenë edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani për Kallxo.com.

Ndërkohë Mustafa ka bërë të ditur se nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje në këtë kohë kur po luftohet me koronavirusin.

Exit mobile version