Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nesër (e shtunë) do të presë në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Sipas njoftimit të presidencës, takimi pritet të nisë në ora 10:00.
Mediat fillimisht mund të marrin pamje nga pritja para ndërtesës së Kuvendit, dhe më pas pamje do të ketë edhe në fillim të takimit.
Abazoviq ka dy ditë që është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.