7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Vjosa Osmani iu drejtohet për herë të parë ushtarëve të FSK-së si u.d e presidentit

Vjosa Osmani do të iu drejtohet për herë të parë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës për Ditën e Forcës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate drejtuar mediave.

Përveç Osmanit, fjalim do të mbajë edhe kryeministri Avdullah hoti, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe Komandanti i FSK’së, Rrahman Rama.

“Për shkak të pandemisë COVID-19, të cilën është duke e kaluar edhe vendi ynë, këtë vit mënyra e shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur. Hyrja është e lejuar vetëm për ata që kanë ftesa”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Komunikata e plotë:

Ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës (FSK-së)

Ceremonia do të mbahet me, 27.11.2020, ditë e premte, duke filluar në ora 12:00 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me fjalimet e tyre do të paraqiten:

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës zonja Vjosa Osmani – me video paraqitje;

Kryeministri i Republikës së Kosovës zoti Avdullah Hoti;

Ministri i Mbrojtjes zoti Anton Quni;

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Për shkak të pandemisë COVID-19, të cilën është duke e kaluar edhe vendi ynë, këtë vit mënyra e shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur.

Hyrja është e lejuar vetëm për ata që kanë ftesa.

Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img