Ajo ka thënë se sondazhet e bëra para zgjedhjeve tregonin se ajo gëzonte më shumë mbështetje se Shpend Ahmeti.
Megjithatë, Osmani ka thënë se ka marrë sinjale nga partia kundër kandidaturës së saj.
“Kisha deklaruar që kam interesim, por më thuhej që do të krijohen disa shtabe… pjesë e së cilës do të isha, jo si kandidate”, është shprehur ajo.
“Dega e Presidentit Rugova njëzëri më ka propozuar. Edhe Dega e Katërt”, ka thënë Osmani.
Por, sipas saj, ishte bërë vonë që ajo të paraqitej si kandidate.
“Shpresoj shumë që për kandidaturën për Prishtinë të kemi mësuar se duhet të diskutojmë shumë më herët”, ka thënë ajo.
“Duhet të flasim dy-tri vite para garës, e jo pak para se të përfundojë afati”, ka vlerësuar Osmani.