Site icon PrishtinaPress

Vjosa Osmani: Askush nuk mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në lagjen Hajvali të Prishtinës, u shpreh se e gjithë Kosova, nga pleqtë e deri tek më të vegjlit, i kanë kthyer sytë nga LDK-ja, jo për shkak të frikës, por për shkak të besimit.

Osmani, siç thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga LDK, ka thënë se raporti i saj me qytetarët e Kosovës nuk është raport i politikanit me qytetarin vartës, por i qytetarit me qytetarin, duke iu bërë thirrje që t’i bashkohen LDK-së në çlirimin final të Republikës nga krimi dhe korrupsioni.

“Sa herë është rrezikuar Republika, atë e ka shpëtuar mobilizimi i qytetarëve”, tha ajo.

Më tej, kandidatja për Kryeministre, siç tregohet, ka potencuar se beteja e saj është mes duarve të punës dhe duarve të krimit.

“Prandaj, qytetarët e Hajvalisë nuk duhet të lejojnë që t’u merret vota e cila pastaj do t’u tjetërsohet dhe t’u bartet diku tjetër. Askush nuk mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra”, tha

Osmani, duke shtuar se ekziston vetëm një parti së cilës nuk i është mbyllur kurrë dera e miqve, e ajo është LDK-ja.

“Besimin tuaj nuk do ta tjetërsoj kurrë, nuk do ta dërgoj aty ku nuk duhet. Nuk e kam bërë kurrë. Qytetari është dëshmitari im”, tha ajo në fund.

Exit mobile version