Site icon PrishtinaPress

Vjen vendimi i fundit nga Ukraina pas sulmeve ruse

Shërbimi shtetëror i trafikut ajror të Ukrainës njoftoi se ka mbyllur hapësirën ajrore të vendit pas sulmit që nisi Rusia.

Ai tha se i ka pezulluar të gjitha fluturimet në orën 02:45 – me kohën e Kievit – “për shkak të rrezikut të lartë për sigurinë e aviacionit civil”.

“Ofrimi i shërbimeve të trafikut ajror për përdoruesit civilë të hapësirës ajrore të Ukrainës, është pezulluar”, thuhet në deklaratë.

Kompania ajrore irlandeze, Ryanair, tha se i ka anuluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga Ukraina për së paku 14 ditët e ardhshme.

Më herët, edhe linja ajrore gjermane, Lufthansa, njoftoi se i ka anuluar të gjitha shërbimet e mbetura në Ukrainë./rel

Exit mobile version