Kompania ruse S7 Airlines do të anulojë të gjitha fluturimet e saj drejt Evropës nga 26 shkurt deri më 13 mars.
Lëvizjet vijnë si një reagim ndaj “vendeve evropiane që mbyllin hapësirën e tyre ajrore”, tha linja ajrore në një deklaratë, shkruan Interfax.
Linja ajrore ka anuluar fluturimet për në Burgas, Varna, Mynih, Vjenë, Dusseldorf, Berlin, Verona, Bolonja, Milano, Alicante, Barcelona, Larnaka, Paphos, Selanik, Nice dhe Paris. Është pezulluar shitja e biletave për këto destinacione me data nisjeje pas datës 13 mars. Pasagjerët mund të marrin një rimbursim të plotë.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki shkroi në Twitter më herët të premten për të zbuluar planet për të mbyllur hapësirën ajrore të Polonisë për linjat ajrore ruse.