Site icon PrishtinaPress

Vjen reagimi i presidentes së Kroacisë: Është e mundur, jemi në finale

Kombëtarja e Kroacisë është në finale të Kupës së Botës për herë të parë në histori të kombit të tyre.
Këtë sukses Kroacia e ka arritur pas fitores 2:1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale.

Kualifikimi në finale ka entuziazmuar kroatët dhe presidenten e tyre, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Ajo menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka shprehur emocionet e saja në Facebook, duke uruar po ashtu popullin kroatë.

“Njerëzit e mi, është e mundur. Bravo, të Zjarrtit. Bravo, të gjithë tifozëve. Kroacia është në finale”, ka shkruar Kitarovic.

Exit mobile version