Site icon PrishtinaPress

Vjen reagimi i parë nga Qeveria pasi serbët vendosën të tërhiqen nga institucionet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar me një shkrim të shkurtër pas vendimit të serbëve që të largohen nga institucionet e Kosovës.

“Rrnofte Republika e Kosovës”, ka shkruar Çeku në Twitter.

Për këtë çështje reagoi edhe shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, i cili ka thënë se vendimi i serbëve të Kosovës për t’u larguar nga institucionet është i nxitur nga Serbia.

Serbët e Kosovës vendosën të shtunën të largohen nga institucionet e Kosovës. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dha dorëheqjen.

Exit mobile version