2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Vjen reagimi i Le Pen-it dhe Bardella-s ndërsa Macroni po analizon rezultatet shokuese zgjedhore

Jordan Bardella i Frontit Kombëtar, është deklaruar pas rezultateve të para të zgjedhjeve.

Shumë sondazhe treguan se 28-vjeçari do ta marrë postin e kryeministrit pas parashikimeve të hershme të forta për Frontin Kombëtar të Marine Le Pen.

Këto shpresa tani duket se janë të shkatërruara pasi partia u rreshtua në vendin e tretë, shkruan skynews.

“Ne jemi hedhur në krahët e ekstremit të majtë dhe të Jean-Luc Melenchon”, tha Bardella.

“Koalicionet e formuara në përgjigje të suksesit të Frontit Kombëtar e kanë paralizuar sistemin politik francez”, shtoi Bardella duke theksuar se presidenti Emmanuel Macron “e ka shtyrë vendin drejt pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë”.

“Unë e di se sa miliona francezë janë të frustruar”, vazhdon ai.

“Fronti Kombëtar do të përforcojë punën e tij në Asamblenë Kombëtare nën udhëheqjen e Marine Le Pen”, shtoi ai.

“Do të jem me ju deri në fitore, kjo mbrëmje është vetëm fillimi”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Marine Le Pen.

“Fitorja jonë thjesht është vonuar”, tha Le Pen duke shtuar se “e sheh fitoren e së nesërmes në rezultatin e sotëm”.

Më pas, ajo kundërshtoi presidentin në detyrë, Emmanuel Macron, duke thënë se ai është në një pozicion “të paqëndrueshëm”.

Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar se rezultatet e zgjedhjeve do të respektohen, sipas Pallatit Elysee.

“Në rolin e tij si garantues i institucioneve tona, presidenti do të sigurojë që zgjedhja sovrane e popullit francez të respektohet”, tha Elysee.

“Në përputhje me traditën republikane, ai do të presë strukturimin e Asamblesë së re Kombëtare përpara se të marrë vendimet e nevojshme”, shtoi ai, duke thënë se Macron po studion rezultatet. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img