Site icon PrishtinaPress

Vjen paralajmërimi për zgjatje të luftës në Ukrainë – ja pse përmendet edhe Kosova!

Ditë më parë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte i ftuari i nderit në samitin e Athinës, të mbajtur nga kryeministri grek Mitsotakis, i cili kishte ftuar liderët e vendeve të rajonit, përfshi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por jo kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për shkak të debateve lidhur me çështjen Beleri.

Por Kurti ishte i vetmi nga të ftuarit që nuk pati takim dypalësh me presidentin Zelensky, madje pas samitit, presidenti ukrainas foli për takimet e Athinës, por nuk e përmendi Kosovën apo kryeministrin e saj.

Zelensky madje foli për ato që ai quajti “takime me udhëheqësit e Serbisë.”

Ndërsa ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov tha se koha për vendime politike nuk është sot, por një ditë tjetër, kur lufta të ketë përfunduar.

“Presidenti Zelensky mendon për Kosovën, ai e kupton që Kosova na ka dhënë asistencë, asistencë humanitare, ka strehuar disa gazetarë, por e dini tani Ukraina është në një situatë të vështire, mendoj se koha për vendime politike nuk është sot por një ditë tjetër pasi lufta të ketë ndaluar. E dini, për fat të keq, pala shqiptare nuk mori pjesë në këtë samit, por ne dimë se Shqipëria pothuaj është gati të jetë anëtare e BE”, ka thënë ai.

Të gjendur në këtë situatë sa larg përfundimit të luftës në Ukrainë jemi?

Shala: Lufta në Ukrainë sipas gjitha gjasave do të hyn në 2024 për të pare se si do të ndryshojë politika europiane

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Ai tha se lufta në Ukrainë me ndihmën e Perëndimit nuk e ka humbur luftën mirëpo që Kievi zyrtar nuk do e pranon Kosovën për arsyje të kontekstit të saj të brendshëm me tri regjione që janë të ankesuar nga Rusia në fillim të luftimev.

Situata në Ukrainë tani më ka hy në një faze të nje pauze duke ruajtur pozicionet luftarake dhe territoriale sikur ishte lufta ne Gjeorgji ku ajo vazhdoj për një dekad të terren. Faktori ndërkombëtar ndihmoj që Ukraina mos të humbet luften duke avancuar më funizim më arme dhe municion e duke trajnuar ushtaret ukrainas për një përballje më forcat ruse. Kievi zyrtar nuk do e pranon Kosovën për arsyje të kontekstit të saj të brendshëm me tri regjione që janë të ankesuar nga Rusia në fillim të luftimeve”, u shpreh ai.

Shala më tej thekson që edhe pse Kosovaedhe pse ka hyrë në mbrojtje të Ukrainës nuk garanton njohje nga ky shtet.

“Kosova është mir që ka hy në aleanc nën udhëheqjen amerikane për të mbrojtur lirin në Ukrainë por që kjo nuk do të garantonte njohjen nga ky shtet. Lufta në Ukrainë sipas gjitha gjasave do të hyn në 2024 për të pare se si do të ndryshoje politika europiane pas zgjedhjeve që do të mbahen por edhe impakti në zgjedhjet vendimtare në fillim 2025 në USA”, thekoi Shala për “Bota sot”.

Duhanaj: Zelenskyy i jep përparësi Serbisë në bisedime

Ndërsa analisti politik Leon Duhanaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Presidentit të Ukrainës, z. Selinski, ai si qëllim primar e ka çlirimin e vendit të tij dhe se prioritet i jep bisedimeve me Serbinë.

“Për mendimin tim Greqia nuk është vend demokratik dhe nuk i plotëson standardet demokratike për të qenë vend anëtar. Aq me pak kur si anëtare, e shfrytëzon çdo rast për ta shantazhuar Shqipërinë në ketë proces. Për ketë do të duhet të ndërhynte BE. Ndërsa sa i përket Presidentit të Ukrainës, z. Zelensky, ai si qëllim primar e ka çlirimin e vendit të tij, dhe në ketë kontekst, z. Kurti nuk ka bash asgjë t’i ofrojë, përderisa Presidenti i Serbisë, është furnizues armesh e municionesh për Ukrainën. Është me se normale që z. Zelensky nuk ka interes të identifikohet me z. Kurti por t’i shty agjendat përpara me shtetet të cilat furnizojnë me armë, e që në ketë rast është Serbia”, thotë analisti.

 

Ndër të tjera shtoi që ne duhet ta dimë se çdo njohje që i ka ardhur Kosovës, është e ndërlidhur me ndikimin e shteteve të QUINT-it dhe se duhet Kosova duhet ta mbroj këtë sovranitet.

“Është gjë tjetër, kur flitet për njohjen e Kosovës ku unë mendoj që në ketë pikë do të ndihmonin SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, por për ta pritur këtë Qeveria e Kosovës, do të duhet të kishte kooperacion me shtetet në fjalë, gjë të cilën e ka prishur fare. Ne duhet ta dimë se çdo njohje që i ka ardhur Kosovës, është e ndërlidhur me ndikimin e shteteve të QUINT-it. Me ketë qasje, Kosova jo që nuk do të pranoj njohje, por do ta humbasë edhe ketë pavarësi të cunguar që ka”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

Exit mobile version