0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vjen paralajmërimi i radhës nga deputet i Vetëvendosje ndaj Qeverisë Kurti

Deputeti i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli i cili e ka lëshuar sallën në kundërshtim të projektligjit që përcakton pagën minimale, për shkak të mos-përfshirjes së veteranëve, thotë se do të jetë kundër qeverisë nëse e njëjta nuk reflekton për kategoritë e dala nga lufta.

Fatmir Humolli nuk do t’i bashkohet protestës së nesërme të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por thotë se protestën e tij do ta bëjë brenda institucionit të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Humolli thotë se injorimi i kategorive të dala nga lufta është gabim i madh i qeverisë.

“Mos-respektimi i qytetarëve dhe injorimi i kategorive te dala nga lufta nga qeveria është gabim i madh. Unë do jem ne mbrojtje të bashkëluftëtarëve dhe misionit të luftës që ka qenë që populli ynë të jetojë i lirë dhe me dinjitet në vendin tonë, qeveria nuk po e kryen ketë mision që ia ka dhënë vetes në fushatën elektorale. Nëse reflekton qeveria do të jem në ndihmë të qeverisë, nëse jo atëherë do jem kundër saj. Deputetet kanë obligim ndaj elektoratit e jo ndaj qeverisë apo individit”, thotë Humolli.

Të martën, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale.

Për kalimin e këtij projektligji votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, komunitetet e tjera jo shumicë abstenuan ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

“Sa i përket Listës Serbe, Vetëvendosje nuk është dashur të jetë në një vijë me të, dhe kjo, besoj, që deputetët që nuk janë militantë të partisë do t’i shtyjë të reflektojnë. Sa i përket se ‘Listën Serbe e porosit PDK-ja’ ja, atëherë kush e ka porosit Vetëvendosjen për të votuar ligjin pa i përfshi veteranët”, thotë Humolli.

Ndërsa për të kërkuar tërheqjen prapa të këtij projektligji, nesër para ndërtesë së qeverisë dhe parlamentit, OVL-UÇK ka thirrur protestë gjithëpopullore.

Por, deputeti Humolli vlerëson se protestën e tij duhet ta zhvillojë brenda institucionit të Kuvendit.

“I përkrah protestat por nuk do jem në protestë në rrugë sepse po besoj se ka hapësirë ende që protesta ime brenda institucionit të jep rezultat pozitiv në favor të bashkëluftëtarëve”, ka thënë ai.

Ai thotë se nuk është kundër ligjit që përcakton pagën minimale, por sipas tij kundër largimit të veteranëve nga e drejta e tyre.

Projektligji për pagën minimale, i cili nuk përfshin veteranët e luftës së UÇK-së, është kundërshtuar në vazhdimësi partitë opozitare në vend. Madje, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë thirrje për dalje sa më masive në protestën e nesërme, të thirrur nga OVL-UÇK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img