Site icon PrishtinaPress

Vjen edhe reagimi i Kurtit: Gërvalla e Vitia janë në Deçan, do t’iu përgjigjen nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni

Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi ne Facebook per helmimin e qytetarëve të Deçanit duke iu uruuar shërim sa më të shpejtë.

Kurt ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, Kurti ka dërguar ne Deçani kryediplomaten dhe ministrin Vitia.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti.
Exit mobile version