1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vjen alarmi nga Ukraina: Rusia po e synon krejt Evropën

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në adresimin e tij më të fundit, ka thënë se Rusia ka për cak jo vetëm shkatërrimin e Ukrainës, por edhe vet projektin evropian, raporton BBC.

Zelensky falënderoi kryeministrin britanik Boris Johnson për vizitën në Kiev, duke theksuar se Londra për asnjë moment nuk ka hezituar ta ndihmojë Kievin, dhe se mbrojtja e demokracisë dhe Evropës do të mbesin të shkruara në histori.

“Qëllimi i aleancës tonë kundër luftës është plotësisht e qartë, që sa më shpejtë të merr fund kjo luftë e filluar nga Rusia. Të çlirojmë vendin tonë dhe pushtuesi dhe të garantohet siguria për Ukrainën, demokracia dhe liria e popullit të Evropës Lindore”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas konsideron që agresioni rus nuk është i kufizuar vetëm në Ukrainë, dhe se do të godet të gjitha vendet, raporton BBC.

“Nga shkatërrimi i lirisë, e vetë jetët tona. I tërë projekti evropian është cak i Rusisë”, shtoi Zelensky.

I pyetur nëse Moska ka mundur të pret që në ditën e 45-të të pushtimit të ketë një situatë të tillë, Zelensky tha: “Jo, nuk kanë mundur ta imagjinojnë. Këtë situatë e ka sjellë uniteti jonë. Çdo ukrainas që më 24 shkurt vendosi të kundërshtojë Rusinë, ka zgjedhur Ukrainën dhe lirinë e të ardhmen e këtij vendi”.

Ai theksoi se lufta nuk është afër fundit, pasi Rusia po vazhdon veten ta ngushëllojë me iluzione duke angazhuar ushtarë shtesë.

“Kjo do të thotë se nevojiten më shumë sanksione. Nevojiten më shumë armë për shtetin tonë”, shtoi Zelensky.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img