Me datë 3.11.2019 Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, është njoftuar se gjatë orëve të natës persona të dyshuar kanë hyrë me forcë ne lokalin e tij në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë.
Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.
Pasi që lokali i viktimës posedon kamera sigurie dhe në kamera është vërejtur i dyshuari i maskuar duke e kryer vjedhjen.
Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve me datë 9.11.2019, është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar:
1. A.G. i lindur me 1999 m/k/sh
2. B.B. i lindur me 2000 m/k/sh.
I dyshuari 1- ka pranuar veprën penale dhe është personi i cili shihet në video incizime, ndërsa i dyshuari 2- e ka ndihmuar për shitjen e sendeve të vjedhura.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48- orë. Rasti cilësohet “ Vjedhje e Rëndë’.