Site icon PrishtinaPress

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Kamenicë, në vendin e ngjarjes gjendet edhe një minahedhës

Një person ka njoftuar policinë se në lagjen Çamëria në Kamenicë persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes, minahedhës.

Lidhur me rastin është njoftuar njësiti për deminim pranë Policisë së Kosovës të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ku në mënyrë të sigurtë kanë tërhequr mjetin e dyshuar.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË & MJET I DYSHUAR/Lagjja Çamëria, Kamenicë 23.04.2023 – 17:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i/të dyshuar deri më tani të pa njohur është kryer vjedhje në shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes (minahedhës dore), pastaj është njoftuar njësiti për deminim pranë Policisë së Kosovës të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ku në mënyrë të sigurtë kanë tërhequr mjetin e dyshuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version