Një burrë në Ferizaj ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë marrë një armë me 50 fishekë, para të gatshme dhe stoli ari.
“VJEDHJE E RËNDË- Ferizaj / 16.03.2024-18:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”