Site icon PrishtinaPress

Vjedhja në zyret në veri, UNMIK: Qasja jonë ka qenë e kufizuar nga maji

Gjatë ditës së sotme u raportua për vjedhje në zyrat e UNMIK-ut në veri, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv thuhet se qasja në këto zyra ka qenë e kufizuar nga incidentet që ndodhën në muajin maj.

“UNMIK-u ka vizituar zyrat e tij në disa raste për të marrë disa nga pasuritë e tij dhe për të vlerësuar objektet me mbështetjen e KFOR-it dhe në koordinim me autoritetet e Kosovës:, thuhet në përgjigje.

Misioni i OKB-së në Kosovë shton se u ka shprehur shqetësimin autoriteteve të Kosovës për hyrjen e paautorizuar në objektet e tij dhe ka kujtuar se objektet dhe asetet e Kombeve të Bashkuara janë të pacenueshme dhe qasja në ato objekte duhet të ruhet dhe garantohet gjatë gjithë kohës.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar edhe policia.

Exit mobile version