1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Vjedhja e organizuar tatimore në Kosovë: Të varfrit i “bënë” pronarë të kompanive! (Video)

Hetimi i njësisë hetimore të Administratës Tatimore të Kosovës kishte zbuluar se kompanitë fiktive të krijuara për shmangie nga tatimi të mbi 200 kompanive në Kosovë, ishin vënë në pronësi të personave që jetonin në varfëri të skajshme. Njëri prej tyre është edhe Mahmut Gashi, i cili megjithëse se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe jeton në një barakë, pa dijeninë e tij ishte bërë pronar i një kompanie që bënte transfere milionëshe.
Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ shfaqi pjesën e parë të hulumtimit trilogji të skemës së organizuar për vjedhje apo shmangie nga tatimi duke shfrytëzuar kompani fantome.
Gashi thotë se një person i quajtur Mark i kishte kërkuar nënshkrimet e tij nëpër dokumente që ai nuk dinte t’i lexonte, në këmbim të shumave të vogla të parave që ai mendonte se janë ndihma sociale.

“Unë nuk e kam ditë çfarë po nënshkruj; unë kam mendu se janë prej shteti dhe po nënshkruj për paret qe p’i marr. Ai thojke qeshtu është rregulli, sdi me lexu mirë”, thotë Gashi.
Mahmut Gashi ishte regjistruar si pronar i kompanisë ‘Yllka.com’, njëra nga kompanitë e shfrytëzuar për këtë krim të organizuar.
Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. /kallxo.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img