1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vizitoi jugun e Gazës, Izraeli lëshon akuza: OKB me Guterres është antisemite

“Nën udhëheqjen e Antonio Guterres, OKB-ja është bërë një institucion antisemitik dhe anti-Izraelit që ofron mbrojtje dhe inkurajon terroristët”.

Është kjo akuza që vjen nga ministri i Jashtëm i Tel Avivit, Israel Katz, duke komentuar vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm në vendkalimin Rafah.

“Ai ishte në anën egjiptiane dhe fajësoi Izraelin për situatën humanitare në Gaza pa dënuar në asnjë mënyrë terroristët e Hamas-ISIS që plaçkitin ndihmën humanitare dhe pa dënuar UNRWA që bashkëpunon me terroristët dhe pa bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve izraelite”, shtoi Katz.

Atij iu përgjigj vetë kreu i OKB-së, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Guterres bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve izraelite në Gaza. “Asgjë nuk justifikon ndëshkimin kolektiv të palestinezëve në Rripin e Gazës”, shtoi ai, duke kthyer apelin për “një armëpushim të menjëhershëm”.

Ndërkohë, delegacioni izraelit në Doha duket se ka pranuar një propozim kompromisi, të Shteteve të Bashkuara, për numrin e pengjeve që do të lirojë Hamasi me atë të palestinezëve të burgosur. Raportimi vjen nga mediat në Tel Aviv, që theksojnë se marrëveshja mbetet në dorë të Hamasit. Në mungesë të një armëpushimi, lufta vijon të marrë jetë të pafajshme. Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi njofton se mbi 32 mijë e 200 njerëz janë vrarë në më shumë se pesë muaj konflikt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img