I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, është pritur në takim nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Pas Osmanit, Lajçak do ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti në hapësirat e Qeverisë së Kosovës, raporton Klan Kosova.
Një ditë më parë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Klankosova.tv ka bërë të ditur se Lajçak këtë vizitë e zhvillon me kërkesë të Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Pas takimeve në Kosovë, ai do të niset për në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Fotografia e përdorur në ballinë është marrë nga Ekonomia Online.