Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot vazhdon ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kroaci.
Ajo sot do të bëjë dekorimin e tre personaliteteve të shquara. Ceremonia do të mbahet në Ambasadën e Kosovës në Kroaci.
Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të ketë një bashkëbisedim me studentët e Libertas University me temën “Udhëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: “Çfarë vjen më pas”?.
Në qytetin e Karlovacit, ajo do të ketë një vizitë në një fabrikë të armëve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë edhe statujën e Nenë Terezës.
Në fund të agjendës së takimeve dhe aktiviteteve, Osmani do të iu adresohet komunitetit shqiptar në Kroaci.