Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në llogarinë e tij në “X” për vizitën në veri të Kosovës.
Gjatë vizitës, Kurti bëri të ditur se vizitoi edhe vendin ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Kreu i qeverisë tha më tej se “e ardhmja e vendit tonë është e drejta dhe përgjegjësia e të gjithëve dhe do të punojmë bashkë për një të nesërme të ndritur”
“Sot vizitova 4 komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë edhe vendin ku polici ynë, Afrim Bunjaku, u vra nga forcat paramilitare serbe në shtatorin e kaluar. E ardhmja e vendit tonë është e drejta dhe përgjegjësia e të gjithëve dhe do të punojmë bashkë për një të nesërme të ndritur”, ka shkruar Kurti në “X”.