Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth dhe anëtarë të tjerë të këtij komiteti.
Konjufca ka thënë se ky takim ka qenë shumë pozitiv dhe ka treguar se për çfarë kanë biseduar.
“Biseduam për zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për shkëmbim të përvojave parlamentare dhe mënyrat për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve tashmë të forta dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Konjufca në platformën “X”.