Kryeministri Albin Kurti pas qëndrimit 17 ditore në SHBA, ka udhëtuar për në Zvicër ku po mer pjesë në Forumin Botëror Ekonomik që po zhvillohet në qytetin Davos në alpet zvicerane. Kurti po shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.
Shefi i qeverisë ka postuar disa fotografi nga “Shtëpia e Krimeve të Luftës” në Davos ku shpërfaqen krimet e Rusisë në Ukrainë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
“Shtëpia e Krimeve Ruse të Luftës në Davos është një monument i gjallë se sa shpejt ndryshojnë gjërat: Nga një shesh lojërash diplomatësh/oligarkësh rusë në një ekspozitë me humbje të mëdha, pikëllim dhe dhimbje që Ukraina i duron. Është mirë të shohësh botën të bashkuar kundër regjimit gjenocidial të Rusisë” ,ka shkruar Kurti.