Site icon PrishtinaPress

Vizita e Von der Leyen në Kosovë, policia njofton bllokimin e disa rrugëve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës do të bllokohen disa rrugë përkohësisht me rastin e ardhjes së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, shkruan Reporteri.net.

Polica njofton se gjatë mesditës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut nga aeroporti i Prishtinës në drejtim të kryeqytetit dhe disa rrugëve afër objekteve shtetërore, ku dhe pritet të kalojë eskorta.

Komunikata e plotë:

Më 30 tetor 2023, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë Presidentja e Komisionit
Evropian (KE) znj. Ursula von der Leyen.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizitë do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e
rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në
vendin tonë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të
lëvizjes, Policia e Kosovës gjatë mesditës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të
trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit dhe
afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të
ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë
nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Exit mobile version