Site icon PrishtinaPress

Vizita e Trëndafilovës, avokati i Smakiqi ia numëron shkeljet e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në një deklarim gjatë vizitës së saj në Kosovë ka thënë se ndaj të akuzuarve nga DHSK mund të shqiptohen dënime kapitale siç është dënimi me burgim të përjetshëm. Kjo për avokatin Xhevdet Smakiqi tregon paragjykim ndaj proceseve penale që po zhvillohen kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas avokatit Smakiqit, Trëndafilova do të duhej të jepte sqarime se si të akuzuarve do t’iu kthehen të drejtat themelore të njeriut për rikthimin e kontaktit me familjarët dhe vizitat private.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale duke vrapuar pas dyshimit, po shkelin pafajësinë si parim themelor në procedurën penale.

Ky është postimi i tij: 

Drejtësi pa peshore te ⚖️!

Znj, Ekatherina Trandafilova Kryetarja e Dhomave te Specializuara te Kosovës me seli në Hagë, në vend te sqarimeve se te akuzarëve krerëve te UÇK-se do te i’u kthehen te drejtat themelore te njeriut për ri kthimin kontaktin me familjaret dhe vizitat private, ajo paska paragjykuar si një lloj frikësimi se kinse DHSK- ja/ Gjykata Speciale mund te shqitojë denime kapitale siç është dënimi me burgim te përjetëshem.

Kjo qasje e Znj.Trandafilova përbënë frikësim dhe paragjykim ndaj proceseve gjyqësore penale qe po zhvillohen kunder krerëve te UÇK-se.

Znj. Trandafilova duhet te premtoi se kjo gjykatë tash e tutje do ta zbatoi parimin e publicitetit ne procedurë penale ndaj krerëve te UÇK-së si detyrim qe rrjedh nga Kodi Procedures Penale te Kosoves, Ligji Per Dhomat e Specializuara dhe Konventat Nderkombëtare.

Gjykata Speciale dhe ZPS-ja duke vrapuar pas dyshimit, po e shkelin pafajësinë si parim themelor në procedurë penale.

Prandaj Kuvendi i Kosoves mund te kërkoi themelimin e një Këshilli Gjyqësor te Dhomave te Specializuara dhe nje KPK te ZPS- së , e qe do te menxhonin dhe vlerësonin performancen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pavarësia absolute nënkupton pa përgjegjësi per te mos thënë anaraki kudo dhe ne rasti konkret sikurse te Dhomat e Specializuara ne Hagë.

Exit mobile version