7.5 C
Pristina
Sunday, November 10, 2024

Buy now

spot_img

Vizita e tre Kryeministrave në Ukrainë nën bombat ruse – njëri prej tyre përmendi Kosovën

Misioni i NATO’s në Kosovë u përmend gjatë takimit në Kiev të tre liderëve europianë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë u kthyen nga vizita në Ukrainë ku ishin për të treguar mbështetjen për këtë shtet ndaj të cilit Rusia nisi pushtimin.

Pas kthimit, zyrtarë polakë kanë bërë thirrje për një mision ndërkombëtar humanitar dhe paqësor të NATO’s në Ukrainë, ngjashëm me atë që kishte ndodhur në Kosovë. Kjo ide ishte prezantuar nga Ministri i Mbrojtjes së Polonisë në Bruksel gjatë takimit të NATO’së.

Derisa ishte në Kiev, lideri i partisë në pushtet në Poloni, Jaroslaw Kaczynski, tha se nevojitet një mision paqeruajtës i NATO’s në Ukrainë.

“Unë mendoj se është e nevojshme të kemi një mision paqeje – NATO, ndoshta një strukturë më të gjerë ndërkombëtare, por një mision që do të jetë në gjendje të mbrohet, i cili do të veprojë në territorin ukrainas”, citohet Kaczynski në një intervistë të publikuar në televizionin polak.

Kaczynski insistoi se ky mision do të ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe s’do të përbënte asnjë lëvizje provokuese.

Ndërkohë Mariusz Błaszczak, Ministër i Mbrojtjes tha se pikërisht një ide të tillë e kishte paraqitur në takimin e NATO’s të mërkurën.

Forcat e NATO’s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe.

Republika Çeke, Polonia dhe Sllovenia janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO’s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img