1.8 C
Pristina
Thursday, March 20, 2025

Buy now

spot_img

Vizita e Presidentit të Letonisë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Policia ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore.

“Sot dhe nesër në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë pune Presidenti i Letonisë z. Edgars Rinkēvičs Me këtë rast Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës,  Policia e Kosovës  ka njoftuar se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.

“Ndërprerja do të bëhet në intervale të shkurtra kohore në disa segmente rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img