2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vizita e presidentit Begaj në Kosovë, policia jep detajet e organizimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Kosovë, nga data 14 deri më 16 gusht, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Sipas njoftimit, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë.

Agjenda e vizitës së presidentit shqiptar përfshin takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, takim me komandantin e KFOR-it dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img