Site icon PrishtinaPress

Vizita e Kurtit në ShBA, Hoti: Ka kohë që askush nuk e pret në administratën amerikane

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në ShBA-së.

Ai ka bërë me dije se shefi i ekzekutivit shkon në konventën e demokratëve dhe në ndërkohë takon pjesëtarë të komunitetit shqiptar atje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Kurti ka marrë kërcënime nga SHBA, në rast se qeveria e tij me veprime të pakoordinuara i rrezikon ushtarët amerikan.

“E ka vendin nën sanksione për më shumë se një vit. Ka marrë “kërcënime” nga aleati kryesor, SHBA, në rast se qeveria e tij me veprime të pakoordinuara i rrezikon ushtarët amerikan. Ka kohë që askush nuk e pret në administratën amerikane në nivele që duhet pritur një kryeministër. Por ky shkon në konventën e demokratëve dhe në ndërkohë takon pjesëtarë të komunitetit tonë atje dhe u tregon dogmat e tij që nuk i beson askush për zhvillim në Kosovë, kur faktet flasin se korrupsioni ka lulëzuar si kurrë më parë, kur standardi i jetës ka rënë, kur 200 mijë të rinj e të reja fuqi punëtore kanë emigruar, kur investimet e jashtme janë vetëm blerjet e banesave nga mërgata jonë’, ka shkruar Hoti.

Exit mobile version