3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Vizita e Kurtit në Sarajevë, pritet t’i zhvillojë disa takime – zëdhënësi i Qeverisë jep detaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercegovinë.

Gjatë kësaj vizite, ai pritet t’i zhvillojë disa takime. 

Kurti do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Rrethi 99”.

“Rrethi 99” ka njoftuar se kryeministri Kurti do të deklarohet në një konferencë e cila fillon nga ora 17:00.

Tema e konferencës është zhvillimi i marrëdhënieve në rajon me referencë të veçantë për Bosnje e Hercegovinën dhe Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, mediat boshnjake raportojnë se Kurti pritet të takohet me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda.

Takimet e kryeministrit Kurti i ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Gjatë vizitës së shkurtër në Sarajevë, kryeministri do të takohet me përfaqësues të institucioneve dhe liderëve politikë, si dhe do të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga organizata joqeveritare Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Rrethi 99”, ka thënë ai.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër në Bosnje e Jercegovinë, pas një vizite në vitin 2018 kur ishte në opozitë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img