Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar sot do të qëndrojë në Kosovë, së bashku me një delegacion shoqërues.
Për këtë shkak do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurta ndërkombëtare në drejtim të kryeqytetit, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta zyrtare, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, shkruan në kumtesë.
Në agjendën e kryeministrit irlandez janë takimet me krerët shtetërorë. Se pari, kryeministri Kurti e pret me ceremoni shtetërore në oborrin e qeverisë, e më pas Varadkar do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.