Site icon PrishtinaPress

Vizita e Blinken, mbi 1 mijë forca policie të angazhuara

Mbi 1 mijë forca policie do të jenë të angazhuara në mbarvajtjen e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë, të enjten.

Në kuadër të këtyre masave, rrugët kryesore që lidhin Rinasin me Tiranën do të jenë të bllokuara. Qytetarët do të duhet të ndjekin rrugë alternative për të shkuar në aeroport.

Gjithashtu do të ndalohet parkimi nga ora 19:30 të kësaj të mërkure deri në orën 20:00 të së enjtes në rrugët që rrethojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit./tvklan.al/

Exit mobile version