1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vizat për Kosovën mund të mos diskutohet deri pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Analisti Artan Murati ka thënë sot se në dy ditët në vijim do vendoset shumë për fatin e shteteve të Ballkanit dhe integrimit të tyre në Bashkimin Evropian, përfshi këtu edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Murati thekson se sa i përket Kosovës, ka shumë mundësi që çështja e vizave të mos diskutohet deri pas zgjedhjeve të reja për Parlamentin Evropian, që mbahen në maj të vitit 2019, dhe kjo kryekëput për arsye politike.

Lexoni të plotë postimin e Muratit në Facebook:

“Nesër dhe pasnesër do të vendoset shumë për fatin e shteteve te Ballkanit dhe integrimit të tyre në BE, përfshi këtu procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më 28 dhe 29 qershor do të mbahet samiti i radhës i BE-së, ku marrin pjesë liderët e shteteve anëtare. Paraprakisht, General Affairs Council, i cili koordinon punën e Këshillit Evropian, ka mbajtur takim në Luksemburg dje, ku ka diskutuar disa nga çështjet kryesore sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket Kosovës, në bazë të takimit të djeshëm, ka shumë mundësi që çështja e vizave të mos diskutohet deri pas zgjedhjeve të reja për Parlamentin Evropian, që mbahen në maj të vitit 2019, dhe kjo kryekëput për arsye politike. Disa shtete po frikësohen se me liberalizimin e vizave për shtetet tjera në këtë periudhe, mund të ndikohet në rritjen e subjekteve politike të ekstremit të djathte me politika anti-migracion.

Edhe njëherë u dëshmua që shtetet mos-njohëse në BE nuk janë problemi jonë kryesor. Në fakt, janë shtetet mike të Kosovës, si Franca e deri diku edhe Gjermania e Holanda, që kanë pikëpyetjet më të mëdha në këtë proces. E çuditshme kjo!

Kur jemi te Kosova, GAC ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, dhe ka përmendur një seri pakënaqësish, si p.sh zbatimin e ngadaltë të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), tentimin për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, deportimin e 6 shtetasve turq si dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Thënë shkurt, viti 2018 jo domosdoshmërish mund të jetë viti i liberalizimit të vizave, edhe pse ka shanse teorike dhe reale për një të tillë. A do të ndodhe një gjë e tillë, tani varet direkt nga lobimi i Kosovës dhe ajo se a mund t’i bindim evropianët që 1.7 milion banorët e Kosovës nuk do ta destabilizojnë BE-në, e as nuk do ta ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Normalisht, kjo mund të ndodhë tek pasi të marrim vlerësim pozitiv se e kemi luftuar korrupsionin në mënyrën e duhur!”. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img