Site icon PrishtinaPress

Vizat, nis ceremonia e nënshkrimit të Akti ligjor

Në Strasburg ka nisur ceremonia e nënshkrimit të Akti ligjor për vizat, pas miratimit që ndodhi dje në Parlamentin Europian.

Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet në nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së.

Lajmin e ka konfirmuar Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE).

Një një postim në Twitter, Komiteti thotë se pas nënshkrimit në një konferencë për media do të dalin deputeti holandez Thijs Reuten dhe zëvendëskryeministri Besnik Bsilimi.

Pas këtij momenti hapi i vetëm që duhet të bëhet, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij./PrishtinaPress/

Exit mobile version