Site icon PrishtinaPress

Vivien zhvendoset për të jetuar në Ferizaj

Getinjo dhe Vivien Thano janë çifti i parë që u krijuan në Big Brother VIP Kosova.

Ish-konkurrentët e këtij formati po vazhdojnë të mbajnë romancën e tyre edhe pas daljes.

Ata këtë kohë janë parë vazhdimisht së bashku, e madje kanë shijuar edhe udhëtimin e parë jashtë trojeve shqiptare.

Bukuroshja nga Shqipëria së fundmi ka qenë e ftuar në “5 data” me Liberta Spahiun, ku ka folur më shumë rreth lidhjes me reperin e njohur.

E njëjta gjatë kësaj interviste zbuloi se është zhvendosur për të jetuar në Ferizaj, më pranë të dashurit.

Kjo lidhje duket se dita-ditës po bëhet më serioze, e pse jo në një të ardhme të afërm të ketë edhe dasmë.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë ky raport, përkundër veprimeve që po bëjnë për njëri-tjetrin.

Exit mobile version