Reperi i njohur, Getinjo që u kur u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova u kthye në një nga personazhet më të komentuara.
Por, reperi nga Ferizaj vendosi që të lë përgjysmë rrugëtimin e tij duke u larguar përfundimisht nga ky format.
Megjithatë qatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK, artisti arriti të krijoj një lidhje romantike me banoren tjetër, Vivien Thano.
Pas daljes nga shtëpia të reperit Vivien e ka ndjerë mungesën e tij dhe herë pas here e ka përmendur dhe i dërgon mesazhe përmes ekranit.
Edhe mbrëmë (21 janar) Vivien është parë e përlotur teksa tha se dëshiron që t’i dhuronte një puthje partnerit të saj.
“Dita e pestë, dua të puth një herë vetëm dhe të ikësh prapë“, tha Vivien me lot në sy para se Stresi të vite e ta ngushëllonte.
Ndërkohë, theksojmë që për largimin e tij artisti tha se nuk ka pasur qëllim që të futet në këtë format për të fituar çmimin e madh, por për t’u treguar njerëzve se kush është ai si person.