2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Viva Fresh Store “ua shkurton ymrin” punëtorëve për festat e fundvitit

Qendra tregtare “Viva Fresh Store” në Prishtinë duket se po “ua shkurton ymrin” punëtorëve të cilët punojnë për kafshatën e gojës, shkruan IndeksOnline.

Një punëtor ( emër i njohur për redaksinë) ka raportuar në IndeksOnline se që nga data 25 dhjetor punëtorët bëjnë nga 11 orë pune.

Djali nga Prishtina ka thënë se ka filluar punën në ora 06:45 dhe këto ditë po e përfundon punën në ora 18:00.

Sipas ligjit të Punës, punëtori duhet të punoj më së shumti 8 orë në ditë, ndërsa me kërkesë të punëdhënësit, punëtori duhet të punojë jashtë orarit të punës më së shumti deri në 8 orë në javë.

Por, për punën më të gjatë se orari i plotë i punës, si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe për punën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë, në pajtim me këtë Ligj, Kontratën Kolektive dhe Kontratën e Punës;

Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë, si më poshtë:

20 % në orë për kujdestari,

30 % në orë për punë gjatë natës,

30 % në orë për punë jashtë orarit,

50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave, dhe

50 % në orë për punë gjatë fundjavës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img